Krahaso Çmimin
Si funksionon
Krahaso Çmimin tregon të njëjtin produkt nga disa dyqane online në Kosovë, që të shihni ku kushton më lirë para se të blini.
Përditësuar më 3 nëntor 2026
1. Kërkoni ose shfletoni
Shkruani emrin e produktit në kërkim, ose hapni një kategori (telefona, laptopë, televizorë, gaming, pajisje shtëpiake). Lista tregon produktet që janë në stok te më shumë se një dyqan.
2. Krahasoni çmimet
Për çdo produkt shihni çmimin e çdo dyqani, kursimin ndaj çmimit më të lartë, dhe ofertën më të lirë. Ne nuk shesim produktin — ju ridrejtojmë te dyqani.
3. Hapni dyqanin
Kur shtypni «Shiko produktin» ose «Shko te dyqani», dilni nga Krahaso Çmimin dhe hyni në faqen e shitësit. Blerja, pagesa, dorëzimi dhe kthimi bëhen sipas kushteve të atij dyqani.
Çfarë tregojmë
Në katalogun publik shfaqen vetëm oferta në stok. Çmimet merren nga dyqanet (përmes listave që na dërgojnë ose burimeve që përdorim për krahasim) dhe mund të ndryshojnë pa njoftim. Verifikoni gjithmonë çmimin përfundimtar te shitësi para pagesës.